Site icon Telegrafi

Lëndimi i Cavanit nuk është serioz, por mund të mungojë ndaj Francës

Foto: Selección Uruguaya/Twitter

Edinson Cavani ishte njeriu që ia mohoi Përfaqësueses së Portugalisë çerekfinalen në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Me dy golat e 31-vjeçarit Uruguai vazhdoi në fazën tjetër ku do të përballet me Francën.

Por, në ndeshjen ndaj Portugalisë ylli i PSG lëshoi fushën në minutën e 74 për shkak të një lëndimit.

Lexo po ashtu Cavani vazhdon të çalojë, Uruguai në frikë për ndeshjen me Francën

Ai në stërvitjen e ditës së hënën u paraqit duke çaluar duke i dhënë kështu hapësirë mediave të komentojnë shkallën e lëndimit të tij dhe mosparaqitjen ndaj francezëve.

Zërat janë qetësuar paska pasi Përfaqësuesja e Uruguait ka dal me një njoftim zyrtar, ku ka njoftuar tifozët për gjendjen reale të lojtarit.

Sipas tyre lëndimi i Cavanit nuk është serioz pasi ai nuk e ka shqyer muskulin e kofshës në këmbën e majtë.

Gjithsesi nuk kishte ndonjë konfirmim se ai do të luajë apo jo të premten, pra trajneri Oscar Tabarez edhe duhet të bëhet gati për alternativa tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version