Site icon Telegrafi

Lëndimi i Baillyt nuk është aq serioz (Foto)

Eric Bailly nuk do t’i mungoj edhe aq shumë Manchester Unitedit.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë u lëndua në takimin e fundit që ‘Djajtë e Kuq’ e fituan 2-1 ndaj Crystal Palace, duke u detyruar ta lë fushën e lojës në minutën e 52-të, ku nxiti spekulimet se ai mund të mungoj në një kohë të gjatë.

Megjithatë, është vet mbrojtësi Bailly, i cili ka lajmëruar me gëzim se lëndimi i tij nuk është edhe shumë serioz, teksa pret që shumë shpejt të kthehet të ndihmoj skuadrën.

Lexo po ashtu 'Çmendet' Manchester United, 182 milionë euro për tre lojtarë

“Jam i gëzuar që t’ju njoftojë se lëndimi im nuk është shumë serioze”, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Bailly, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj që të jem në gjendje për të ndihmuar ekipin tim përsëri së shpejti! Faleminderit për mbështetjen!”, përfundoi mbrojtësi i Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version