Site icon Telegrafi

Lëndimet shqetësojnë Real Madridin – Nacho mungon dy muaj, Casemiro tri javë

Foto: Marca

Real Madridi ka konfirmuar lëndimet e dy lojtarëve, Nacho Fernandez dhe Casemiro.  

Klubi mbretëror ka konfirmuar gjatë ditës së hënë dëmtimet e dy futbollistëve të saj dhe mungesat e tyre.

Sipas një komunikate të klubit spanjoll, mesfushori Casemiro vuan nga një dëmtim i kyçit, ndërsa mbrojtësi Nacho nga dëmtimi i ligamentit të gjurit.

Lexo po ashtu Reali nuk gabon ndaj Celtas, me Solarin në krye vetëm fitore

Këto lëndime të këtyre dy futbollistëve erdhën gjatë ndeshjes së fundjavës në La Liga, të cilën Real Madridi e fitoi në udhëtim te Celta Vigo.

Mesfushori brazilian pas lëndimit të kyçit pritet t’i mungojë klubit mbretëror për tri javë.

Në anën tjetër, situata më shqetësuese është për mbrojtësin Nacho, i cili pritet të mungojë për plot dy muaj.

Megjithatë, në komunikatën e Real Madridit theksohet se situata e tyre do të vlerësohet ditë pas dite dhe mund të ketë ndonjë rikthim më të shpejt.

Lojën e ashpër ndaj Celta Vigos e ka kritikuar edhe trajneri i Realit, Santiago Solari. /Telegrafi/

Exit mobile version