Telegrafi

Lëndimet në tru, shkak për depresion

Çdo njeri mund të pësojë lëndim në tru, pasi askush nuk është i imunizuar nga aksidentet me makinë apo rrëzimet. Shumë persona që kanë përjetuar konflikte të armatosura kanë vuajtur nga lëndime në tru si pasojë e shpërthimeve. Lëndimi në tru ndërpret funksionimin normal të trurit dhe mund të çojë në dëmtim të përhershëm të tij.

Lëndimet që sjellin ndryshime në aftësitë mendore, mund të çojnë në paaftësi fizike, por edhe në depresion.

Psikologët nga Universiteti Washington kanë kryer një studim me pjesëmarrjen e 500 pacientëve me lëndime në tru. Ata vunë re se 53 për qind e tyre kishin provuar të paktën një gjendje depresioni gjatë vitit të parë pas lëndimit në tru. Kjo shifër ishte më e lartë sesa ekspertët kishin parashikuar.

Gjatë studimit, mjekët zbuluan se programet e kujdesit shëndetësor nuk përfshijnë trajtimin për depresion për pacientët me lëndim në tru. Gjatë trajtimit, vetëm 40 për qind e pacientëve kishin marrë barna kundër depresionit dhe vetëm 20 për qind e tyre ishin trajtuar me psikoterapi.

Shkencëtarët thonë se problemi i depresionit mes pacientëve me lëndime në tru mund të jetë edhe më i madh sesa ai që doli nga studimi. Ata thonë se nëse kujdesi i shëndetit mendor përfshihet në kujdesin standard të pacientëve me lëndime traumatike në tru, atëherë edhe rezultat do të jenë më të mira. /VoA/Telegrafi/