Ebony Worthington nga Bolton i Anglisë, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik, pasi u bë pjesë e një sfide të çuditshme ku kërkohet të vë deodorant në ndonjë pjesë të trupit – sa më gjatë që mundet.
Fëmijës dhjetëvjeçar i ishte hapur një plagë e madhe, si pasojë e së cilës më nuk e ndjente shuplakën e dorës, transmeton Telegrafi.
Mjekët është dashur t’i heqin një pjesë lëkure të shëndoshë, për t’i transplantuar në zonën ku e kishte aplikuar parfumin.
Kjo sfidë po konsiderohet shqetësuese, pasi shumë të rijnë po bëhen pjesë e saj dhe po nominojnë shokët në lojën e rrezikshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/CYZ2Sw0SOs4