Ansu Fati ka lënduar meniskun e brendshëm të këmbës së tij të majtë në ndeshjen e kësaj të shtune kundër Real Betis.
Barcelona ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare në të cilën nuk përcaktohet periudha e mungesës dhe trajtimit, ku shkruhet se do të shpallet në ditët në vijim pas kontrolleve të detajuara.
Ronald Koeman kishte thënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ai ndryshoi sulmin për shkak të shqetësimit fizik të lojtarit, por nuk donte të hynte në detaje.
LATEST NEWS ‼ Tests carried out this afternoon have shown that Ansu Fati has an internal meniscus tear in his left knee. The treatment to be followed will be determined in the coming days. pic.twitter.com/CF3FZaur5P
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2020
Lëndimi ndodhi në pjesën e parë, ku pastaj u bë edhe zëvendësimi.
Duket se dëmtimi ndodhi kur Ansu fitoi penallti për Barcelonën, që u humb pastaj nga Antoine Griezmann.
Në atë ndërhyrje u pa që gjuri i futbollistit mori një kthesë shumë të fortë.
Ansu u kurua nga mjekët e Barcelonës në fushë, ku ishte në gjendje të duronte deri në pushim.
Mbetet të shihet periudha e mungesës së futbollistit që do të varet kryesisht nga trajtimi. Klubi ka thënë se do të dihet në ditët në vijim, megjithëse do të kenë të paktën një muaj pushim. /Telegrafi/