Site icon Telegrafi

Lëndim i rëndë për Niklas Sulen, pritet t’i mungojë gjatë Bayernit dhe Gjermanisë

Bayern Munich ka dështuar në ndeshjen e dytë radhazi të fitoj në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është ndalë në barazim 2-2 te Augsburgu në udhëtim.

Por përveç këtij barazimi, Bayerni ka marrë një lajm të keq, me lëndimin e qendërmbrojtësit Niklas Sule.

Gjermani qëndroi në fushë vetëm 12 minuta pasi u detyrua ta lëshoj ndeshjen për shkak të lëndimit.

Sule është lënduar në ligament dhe do të operohet menjëherë në Munich.

24-vjeçari me lëndimin e pësuar do të mbetet jashtë fushave gjashtë deri në tetë muaj.

Përveç se do të jetë një mungesë e madhe për Bayernin, Sule pritet të mungojë edhe në Euro 2020 me Gjermanin. /Telegrafi/

Exit mobile version