Telegrafi

Lëndim i rëndë për Mustafin, i nënshtrohet operacionit dhe do t’i mungojë gjatë Arsenalit

Shkodran Mustafi. (Photo by Andrew Boyers/Pool via Getty Images)

Arsenali ka marrë një lajm të rëndë, pasi Shkodran Mustafi do t’i mungojë gjatë.

Mbrojtësi shqiptar kishte pësuar një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë, teksa i është nënshtruar një operimi.

Mustafi e ka kaluar me sukses operimin, por do të mbetet për disa muaj jashtë fushave.

Rikthimi i mbrojtësit shqiptar në fushë pritet të bëhet në muajin tetor, çka do të thotë se ai do ta humbas finalen e Kupës FA me 1 gusht ndaj Chelseat, por edhe startin e sezonit të ri në Angli.

Shkodran Mustafi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Vlerësimet që bëmë gjatë javës identifikuam një lëndim të rëndësishëm në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë të Mustafit”.

“Si rezultat, Shkodrani pati një ndërhyrje të vogël, por që ka rezultuar me sukses”.

“Ai tani është në fazat e para të rehabilitimit, duke marrë vëmendjen dhe mbështetjen e specialistëve tanë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

28-vjeçari është bërë njëri nga lojtarët më të dashur të trajnerit Mikel Arteta, me spanjollin që ka kërkuar nga klubi t’i ofrohet kontratë e re Mustafit. /Telegrafi/