Site icon Telegrafi

Lëndim në kokë në stërvitje, Morata mungon me shumë gjasa ndaj Cagliarit

Alvaro Morata u dërgua në spital për teste paraprake pasi sulmuesi kuqezi pësoi një goditje në kokë gjatë seancës stërvitore të Milanit të enjten, përpara vizitës së skuadrës kuqezi te Cagliari në Serie A të shtunën.

Spanjolli pritet të mungojë nga ndeshja e Cagliarit si pasojë e incidentit.

Sipas raportimeve nga Sky Sport Italia , Morata pësoi një lëndim në kokë pas një përplasjeje në stërvitje me qendërmbrojtësin Strahinja Pavlovic.

Siç është zakon për dëmtimet në kokë, ai u dërgua në spitalin më të afërt për vlerësime të mëtejshme.

32-vjeçari iu nënshtrua një skanimi MRI, i cili rezultoi negativ, por Morata pritet të qëndrojë për disa orë për vëzhgim dhe si rezultat do të humbasë udhëtimin për në Cagliari.

Morata, i cili iu bashkua Milanit nga Atletico Madrid në verë dhe ishte një nga yjet e shfaqjes ku Milani regjistroi një fitore të madhe prej 3-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Ai sënoi golin e dytë për Milanin, pasi gjuajtja fillestare e Rafael Leaos u kthye de ai e mposhti Andriy Lunin.

Morata ka tre gola në të gjitha garat me Milanin./Telegrafi/

Exit mobile version