Në gjysmëfinalen e Carabao Cup mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, të dyja skuadrat u detyruan të bëjnë zëvendësime të hershme për shkak të lëndimeve.
Menjëherë pasi Rodrigo Bentancur u largua, Jarell Quansah i Liverpoolit u zëvendësua në minutën e 30-të për shkak të lëndimit, me Wataru Endo që hyri në vend të tij.
Të dy lëndimet i kanë shqetësuar drejtuesit e tyre përkatës, ndërsa presin përditësime të mëtejshme mbi kushtet e lojtarëve.
Por, ai i Bentancur ishte një horror, pasi lojtari ra në tokë në skena shokuese.
Askush nuk ishte aty për ta goditur, por që lojtari duket se ka pasur një krizë.
Ai u largua me barelë nga fusha, ndërsa gjendja e tij raportohet se është stabile. /Telegrafi/