Harry Kane është detyruar që ta lërë fushën në mesin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi që në dukje është i rëndë.
Pas një përplasje për top me Fabian Delph, i cili e shkeli keq në kyçin e këmbës, ai u detyrua ta lërë fushën.
Tottenhami u detyrua të luante pa lojtarin kryesor që nga minuta e 56-të.
Anglezi ishte kthyer para disa ditësh nga dëmtimi.
https://twitter.com/footyclantv/status/1115713443997396992
Ende nuk ka ndonjë lajm se për sa do të qëndrojë jashtë fushave Harry Kane.
Tottenhami e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt me rezultat 1-0. /Telegrafi/