Telegrafi

Lëndët plastike më të dëmshme se që është menduar

Në studime janë përfshirë 145 persona të moshës nga 18 deri në 74 vjet. Sa më i madh ka qenë përqendrimi i bisfenol A në urinë, gjasat që personat e eksperimentuar të preken nga sëmundjet kronike kanë qenë më të mëdha.

Bisfenol A shpesh shfrytëzohet në prodhimin e plastikëve për ushqimin e paketuar, por shqetësimi më i madh vjen nga përdorimi i kësaj lënde në prodhimin e shisheve për fëmijë si dhe paketimin e ushqimit të fëmijëve.

Hulumtimet e mëhershme e kanë lidhur bisfenolin A me dëmtimin e trurit dhe organeve reproduktive si dhe të sistemit imun.