Site icon Telegrafi

Lëndët e PSP transferohen në Prokurorinë Publike

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Dhjetë ditë para skadimit të afatit të mandatit të prokurores speciale Katica Janevam e cila është në paraburgim në burgun e Shkupit si e dyshuar për rastin “Haraçi”, lëndët e PSP-së me urdhër të saj do të transferohen në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup njoftimin nga Katica Janeva e ka dorëzuar dje në Prokurorinë Publike Republikane dhe siç deklarojnë nga Prokuroria, pasi rishikimit të njoftimit do ta informojnë opinionin.

Me autorizim Janeva i autorizon prokurorët e PSP-së që të dorëzojnë lëndët e gjykimeve, të hetimeve dhe parahetimore Prokurorisë Publike të RMV-së.

Mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Statusi i saj i ardhshëm duhet të zgjidhet me ligjin e ri të Prokurorisë Publike./Telegrafi/

Exit mobile version