Zoran Bozhinovski, njëri nga të akuzuarit për rastin “Spiuni”, nuk do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shoqatë kriminale”, sepse vepra penale është e vjetruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq në seancën e sotme tha se ndjekja penale për këtë pjesë është ndaluar, sepse dënimi i parashikuar me burg ka qenë prej 6 muaj deri në tre vjet, që do të thotë se vepra penale është vjetërsuar për gjashtë vjet, që nga kryerja e veprës penale më vitin 2011-të.
Bozhinovskit do t’i gjykohet vetëm për veprën penale “Spiuni”. /Telegrafi/