Site icon Telegrafi

Lënda e Zoran Bozhinovskit në duar të Këshillit të prokurorëve publik

Portali Akademik bën të ditur se lënda gjyqësore kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, në vend se të shkojë në duar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ka përfunduar në duar të Këshillit të Prokurorëve publik (KPP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lëndë e kanë kërkuar edhe PSP-ja edhe KPP-ja, megjithatë Prokuroria Publike thotë se do të veprojë sipas rregullores, pasi që të kthehet lënda sërish.

Kryetari i KPP-së, Petar Anevski ka deklaruar se është në pushim vjetor dhe se nga e hëna do të mund t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

PSP-ja e ka kërkuar lëndën për Bozhinovskin, pasi që gazetari ka qenë i përfshirë fillimisht në lëndën ‘Spiuni”, që tashmë është nën kompetencë të Speciales.

Ndryshe, Bozhinovski do të del para gjyqit më 1 shtator. Ai akuzohet për shoqërim kriminal, spiunazhë dhe shantazh. Pas një kërkese të Maqedonisë, Bozhinovski u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version