Site icon Telegrafi

Lënda e Zoran Bozhinovskit bashkohet me lëndën “Spiuni”, seanca e re më 17 maj

Zoran Bozhinovski do t’i gjykohet së bashku me të pandehurit e rastit “Spiuni”.

Ky është vendimi që solli gjyqtarja, e cila deri më tani ka gjykuar Bozhinovskin, i cili është i dyshuar në rastin “Spiuni”, por procedurën për të ishte ndarë për shkak se ata nuk ishin në dispozicion të organeve të përndjekjeve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bozhinovski ishte burgosur në Novi Sad në prill të vitit 2016 dhe ishte ekstraduar në Maqedoni.

Lënda “Spiuni” tani e shqyrton Prokuroria Speciale Publike, që kur e ka marrë nga prokuroria e rregullt.

Seanca e re për këtë lëndë do të mbahet me 17 maj, deri kur PSP duhet të sqarojë aktin e akuzës.

Ghykata e Apelit i zbuti dënimet e të akuzuarëve dhe ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.

Në rastin “Spiuni” e cila ekziston që nga viti 2013, janë akuzuar 18 persona për shoqata kriminale, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve ilegale. /Telegrafi/

Exit mobile version