Telegrafi

Lençe Ristoska: Maqedonia ka gra të guximshme (Video)

”Si grua jam krenare që në tërë sistemin e drejtësisë ekzistojnë gra të cilat janë të guximshme dhe veprojnë sipas ligjeve” ka theksuar prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristoska në fjalimin e saj të titulluar “Gratë si roje të drejtësisë” në konferencën për aktivizëm shoqëror, Engage, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi që rruga për realizimin e drejtësisë akoma është e shtruar me frikë dhe pasiguri te njerëzit dhe përkujtoi që edhe pse deklarohemi si shtet demokratik, të drejtat e gruas akoma nuk respektohen në shumë sfera të jetës.

Në vazhdim mund ta ndiqni videon e adresimit të saj./Telegrafi.