Site icon Telegrafi

Lençe Ristoska: Me lëvizje paniku zhytet më thellë në rërën e gjallë

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska nëpërmes profilit të saj në Facebook ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në PSP-së.

“Një fenomen interesant. Me lëvizje të zgjatur ose paniku, ajo zhytet më thellë në rërën e gjallë”shkroi prokurorja Lençe Ristoska në Facebook, pa specifikuar se për kë vlen kjo.

Ky reagim vjen pas urdhrit të fundit të shefes së PSP-së, Katica Janeva, që prokurorët të kontrollohen në hyrjen dhe daljen e ndërtesës së PSP, e cila shkaktoi reagime nga disa prokurorë. Për disa javë, PSP ka qenë në qendër të aferës “Haraçi” që po trondit opinionin. Deri më tani, pesë punonjës të PSP-së kanë marrë ftesë për të dhënë deklaratë për rastin “Haraçi”.

Shefi i kabinetit të Janevës dhe prokurorët Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi kanë dhënë deklarata deri më tani. Katica Janeva ditën e martë do të paraqitet për të dhënë deklaratën e saj për rasti “Haraçi”./Telegrafi/

Exit mobile version