Site icon Telegrafi

Lenaerts: Marrëveshja e Prespës është dëshmi se BE është ende projekt i paqes

Marrëveshja e Prespës është dëshmi se BE ende është projekt i paqes, tha kryetari i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts, e cila realizoi takim me negociatorin kryesor teknik me BE, Bojan Marinçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit Lenarts përgëzoi qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për tejkalimin e kontestit 27-vjeçar për emrin.

Ai tha se qeverisja e së drejtës është gur themeli i Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e përbashkët e vendeve anëtare dhe vendeve të ardhshme anëtare. Ai shtoi se për demokracinë, qeverisjen e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut nevojitet kohë, por edhe vullnet./Telegrafi/

Exit mobile version