Telegrafi

Lena Dunham u përpoq ta puthte Brad Pittin në premierën e filmit “Once upon a time in Hollywood”

Brad Pitt përkundër viteve cilësohet akoma si një nga meshkujt më të pashëm të Holliwoodit.

Këto muaj, aktorja amerikane, Lena Dunham, ka thënë se ka flirtuar me Brad Pittin në serinë e Quentin Tarantino, “Once upon a time in Hollywood”, por rrëmbyesi i ‘femrave’ i çoi gjërat në një nivel tjetër.

Kur kasta e aktorëve u rreshtua në tapetin e kuq, Dunham ishte ndarë nga Pitt nga Tarantino dhe yjet Leo DiCaprio dhe Margot Robbie.

Brad Pitt dhe Lena Dunham (Foto: Getty Images/Guliver)

Por, ajo më pas shkoi te aktori Pitt, teksa u përpoq ta puthte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brad Pitt

“Nuk është çdo ditë që të vesh një mumu, shkoj zbathur, flirtoj me #BradPitt dhe e shijoj kulturën . . si punë ”, ka shkruar Dunham në një postim në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ndërkohë, ky film përcjell jetën e dy aktorëve, të cilët përpiqen ta gjejnë vendin e tyre në ‘Hollywoodin e ri’, ku seksi, droga dhe roku, fillojnë të shfaqen në mënyrë revolucionare. /Telegrafi/