Lidhja Europiane për Ndryshim sot ka akuzuar BDI-në se kanë qenë, është dhe do të mbetet e dështuar. Nga atje thonë se nga Naser Ziberi si kryeministër me kompetenca të plota, përfunduan me kryeministër Talat Xhaferin i cili do të ketë vetë kompetenca administratori.
“Lidhja Europiane për Ndryshim, patjetër se është pro që te ketë kryeministër shqiptarë. Por kundër kryeministrit shqiptar janë vetë BDI, e cila mundësinë për të pasur kryeministër shqiptar e humbi katër vite më parë kur i mashtroi shqiptarët që ta votojnë Naser Ziberin, ndërsa BDI e votoi në Kuvend për kryeministër Zoran Zaevin e më pas Dimitat Kobaçevskin.
Pse? Sepse BDI-së nuk i interesojnë pozitat e larta shtetërore për të punuar në interes të shqiptarëve dhe të shtetit, por vetëm për të manipuluar opinionin dhe për të vjedhur, e për të sjellë investitor për kazino e bastore nga Serbia dhe Rusia.
Me kryeminstrin Teknik, BDI mashtron dyfish shqiptarët, sepse kryeministri shqiptarë do të jetë funksionari i dështuar në 20 vite. Duke i shtuar dhe skandalet e fundit që është në kontakt me Nikolla Gruevskin për të punuar kundër opozitës shqiptare”, thuhet në kumtesën e LEN.
BDI, shtojnë nga atje, ka propozuar një kandidat për kryeministër shqiptar një person i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për të organizuar zgjedhjet.