Adrien Rabiot po kalon muajt e fundit si futbollist i Paris Saint Germain.
Mesfushori francez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me kampionët e Francës dhe do të largohet nga klubi në verë si lojtar i lirë.
Por duket se PSG ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Rabiotit dhe pritet të intervenojë në janar.
E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se mesfushori i Southamptonit, Mario Lemina pritet të zbarkojë në kryeqytet.
25-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë me klubin anglez dhe ka rritur vlerën e tij.
Lemina iu bashkua klubit anglez në verën e vitit 2017 nga Juventusi për 17 milionë euro.
Por tani Southampton për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon së paku 35 milionë.
Paratë nuk janë problem për Parisin që po synon ta mbyllë sa më shpejtë çështjen e transferimit të lojtarit.
Reprezentuesi i Gabunit pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me PSG-në, me një pagë vjetore prej katër milionë euro në stinor.
Në rast se finalizohet ky transferim, atëherë për Leminan do të ishte një rikthim në Ligue 1 pasi më parë ka veshur fanellën e Olympique Marseille dhe Lorient. /Telegrafi/