Mario Lemina pritet të largohet nga Juventusi.
Mesfushori francez nuk është pjesë e formacionit bazë tek ‘Zonja e Vjetër’ dhe ka paralajmëruar largimin.
Kampionët e Italisë kanë njoftuar se aktualisht kanë në tavolinë dy oferta për lojtarin.
Njëra ndër skuadrat më të përforcuara në Angli, Everton ka dorëzuar një ofertë prej 16 milionë euro.
Edhe skuadra spanjolle Valencia ka bërë ofertën e njëjtë për transferimin e Leminas.
Gjithsesi Juventus po kërkon së paku 20 milionë për ta lënë të lirë lojtarin i cili pëlqehet edhe nga Galatasaray. /Telegrafi/