Telegrafi

Lëkurën ua morën për të bërë çanta, mishi i krokodilit dhe i gjarprit piqen në skarë (Video)

Në një lokal në Tajlandë, është filmuar momenti kur krokodili dhe një gjarpër janë pjekur në hell, që të shiten si ushqim.

Reptilët që janë rrjepur për t’ju marrë lëkurën që të punohen çanta të shtrenjta, janë parë tek rrotulloheshin ngadalë sipër thëngjillit të ndezur, transmeton Telegrafi.

Por, jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë ushqim të çuditshëm, duke e cilësuar si të pazakontë.

“Nuk është diçka që do ta haja”, si dhe “ushqim bizar, kurrë nuk do ta provoja”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti komente. /Telegrafi/