Site icon Telegrafi

Me lëkurë më ndryshe e rrudha të theksuara, Donald Trump befason me paraqitjen e fundit pa makijazh

Donald Trump bëri një paraqitje të rrallë pa grim në turneun LIV Golf dhe njerëzit nuk mund të ndalonin së shikuari fytyrën e tij.

Të enjten, Trump, 75-vjeçar, shkoi në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, për të luajtur në turneun e mbrojtjes saudite së bashku me personazhe të famshëm duke përfshirë djalin e tij Eric Trump, lojtarin profesionist Dustin Johnson, Caitlyn Jenner dhe shumë të tjerë.

I veshur me një polo të bardhë, pantallona të zeza dhe një kapelë MAGA, u vë re se fytyra e ish-presidentit dukej çuditërisht më e natyrshme se zakonisht.

Foto: Getty Images

Ishte larguar nga fytyra e ish-presidentit shkëlqimi famëkeq portokalli dhe shkëlqimi nën sy.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Trump

Në vend të kësaj, lëkura e fytyrës së tij përputhej me qafën dhe rrudhat ishin më të theksuara.

Foto: Getty Images

“Trump pa grimin e tij duket si një person krejtësisht tjetër”, tha një përdorues i Twitter.

Rutina e grimit e Trump ka qenë subjet i talljeve gjatë viteve.

Foto: Getty Images

Shumë kanë spekuluar se çfarë lloje dhe markash produktesh përdor ekipi i tij për të mbuluar njollat dhe për ta bërë atë të duket më i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version