Dick Page, drejtor artistik i kompanisë “Shiseido The Makeup”, ka shtuar shkëlqimin dhe rininë e lëkurës duke vënë një krem ngjyrë rozë në lëkurë, duke u përqendruar në faqe.
“Ky krem merr dritën dhe shton një transparencë kalimtare”, thotë Page. Në vend që ta qitni pudrën në tërë fytyrën, vëreni pudrën e tejdukshme vetëm në ballë dhe mjekër. Lëreni pjesën tjetër të lëkurës që të shkëlqejë lirshëm. /Telegrafi/