Studimi i publikuar në revistën American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallën e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën.
Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës (të tilla si dermatit atopik apo psoriazë). /Telegrafi/