Variantet artificiale janë gjithnjë e më të mira
Kompanitë të cilat kanë protokolle të qëndrueshme kujdesen që lëkura e gjeneratës së re të duket e bindshme, mirëpo që sërish të jetë më e lehtë dhe më inovoative.
Në botën e modës ka gjithnjë e më shumë marka të cilat heqin dorë nga lëkura e vërtetë, ndërsa zgjidhje janë variante të ndryshme ekologjike.
Përveç kësaj, pantallonat nga lëkura artificiale janë më elastike, gjë që nuk mund të thuhet edhe për lëkurën e vërtetë. Në fakt, kjo garanton rehati më të madhe, transmeton Telegrafi.
Pantallonat e ngushta në variantet e dollakëve vlerësohen në raste të shumta.
Xhaketa e lëkurës është një ndër legjendat, aksesor i shkëlqyeshëm i stilit retro.
Një ndër kombinimet e shkëlqyeshme ditore na sjell trikoja me këpucë tenisi.
Xhaketat e lëkurës gjithashtu janë shumë interesante, duken klasike dhe njëherësh si xhaketa rokeri.
Trendi i mallrave të rehatshme thekson prerjet me bel të lartë, me rrip të përshtatshëm.
Detajet në formën e zinxhirëve do të sigurojnë një përshtypje të veçantë.
Një këmishë që mund të përdoret edhe si një xhaketë e lehtë pushtoi botën e stilit disa sezone më parë, dhe është prezente edhe sot. /Telegrafi/