Telegrafi

Lëkura e patëllxhanit parandalon kancerin

Hulumtuesit egjiptianë kanë ardhur në përfundim se lëkura e patëllxhanit është e përbërë nga anti –oksiduesi, i cili ndihmon në përforcimin e qelizave të trupit dhe në këtë mënyrë parandalon plakjen e shpejt dhe shumë sëmundje tjera.

Në raportin e publikuar në media thuhet se një grup mjekësh nga Egjipti në laboratorin e tyre kanë bërë disa eksperimente në këtë drejtim dhe kanë arritur të vërtetojnë se lëkura e patëllxhanit nivelizon yndyrën në gjak dhe parandalon paraqitjen e kancerit. /Telegrafi/