Që prej ditës së parë, foshnjeve ju nevojitet dashuria dhe kujdesi i plotë.
HiPP është specialist për nevojat e foshnjes si për ushqimin ashtu edhe për përkujdesjen ndaj lëkurës së tyre.
Lëkura e foshnjes është shumë më e hollë dhe më e ndjeshme se e të rriturve, andaj asaj i nevojitet përkujdesje posaçërisht e butë.
HIPP është i përkushtuar për cilësinë më të lartë, prodhime të shëndosha e të sigurta dhe lëndën e parë më të mirë nga natyra.
Për të ulur rrezikun nga alergjia në sa më pak të jetë e mundur, gjatë zhvillimit të prodhimit të HiPP Babysanft janë shmangur të gjithë përbërësit e mundshëm alergjik.
HiPP BabySanft është liruar nga substancat irrituese, vajrat eterike, ekstraktet e luleve dhe aromat e dyshimta alergjike.
Poashtu, HiPP Babysanft tërësisht shmang përdorimin e vajit mineral dhe plotësisht bazohet në vajrat natyrore bimore, p.sh. të provuara tradicionalisht si vaji i butë i bajameve.
Kontrolli i kujdesshëm unik i HiPP-it siguron cilësi të qëndrueshme dhe siguri për foshnjet.