Site icon Telegrafi

Lëkundjet ndihen në Romë pasi një tjetër tërmet godet Italinë (Foto/Video)

Një tërmet besohet të ketë goditur Italinë pasi dridhjet u ndien në Romë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, banorët e kryeqytetit kanë bërë të ditur se shtëpitë dhe zyrat e tyre janë dridhur rreth orës 10:27, sipas kohës lokale.

Organizata EMSC ka matur tërmetin në magnitudë 5.4, duke e vendosur epiqendrën në Italinë Qendrore, pak më shumë se 10 milje nga Maltignano.

Sipas raporteve fillestare, nuk ka të dhëna rreth ndonjë viktime, të lënduari apo edhe dëme materiale.

Dridhje të vogla thuhet se janë ndjerë në Romë për disa javë, por ato mërkurës ishin ngjarja më e madhe sizmike në disa muaj.

Këto dridhje vijnë vetëm disa muaj pas një tërmeti 6.2 ballësh i cili vrau të paktën 299 persona në rajonet qendrore të vendit, në gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version