Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Thumanë, zonë kjo e cila është prekur nga tërmetet e fuqishme të ditës së djeshme, mirëpo deri sa Thaçi ishte duke folur para gazetarëve aty ndodhi edhe një tërmet i ri.
Dridhjet e tokës bën që Thaçi të ndalë fjalimin, transmeton Telegrafi.
Kliko KËTU për video.
Presidenti Thaçi ka takuar në Thumanë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë. Ndërsa në vizitën e tij ai është duke u shoqëruar nga komandanti i Forcave të Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama.
Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri u regjistruan gjatë ditës së djeshme, ku në orët e hershme të mëngjesit ndodhi tërmeti i 6.4 shkallë të Rihterit. Këto dridhje të tokës lanë të vdekur afro 30 persona, mbi 600 persona të lënduar e dëme të mëdha materiale./Telegrafi/