Site icon Telegrafi

Lëkundjet e forta të tërmetit shkaktojnë panik, njerëzit në Tiranë dhe Durrës dalin në rrugë

Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë mbrëmjen e sotme shkaktuan panik në Tiranë, ndërsa shumë banorë kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, shkruan Panorama.

Vetëm disa minuta më parë, një pjesë e Shqipërisë u trondit sërish nga lëkundje të forta tërmeti.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ishte me magnitudë 4.8, me thellësi 7 kilometra me epiqendër 3 kilometra në veri të fshatit Bubq.

Kjo është një tjetër lëkundje e fortë sizmike që godet sërish Shqipërinë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

https://www.youtube.com/watch?v=QOgcjPX6N3A&feature=emb_title

Exit mobile version