Site icon Telegrafi

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Tirana është lëkundur nga dridhjet e një tërmeti këtë të martë.

EMSC raporton se magnituda e tërmetit ka qenë 3.9.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 21 kilometra në verilindje të Tiranës dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit. Lëkundjet janë ndjerë në Mal të Zi dhe në disa vende të tjera të rajonit.

Kujtojmë që më 21 Shtator 2019 në Tiranë ra një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter.

Nga lëkundjet e tokës u shkaktuan dëme të mëdha materiale në kryeqytet.

Exit mobile version