Lëkundje tërmeti janë ndier mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut, me magnitudë 3.4 dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale. Kujtojmë se po kjo zonë u godit nga një tërmet 5.8 i shkallës rihter më 21 shtator, i cili la pas persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale./ Opinion.al/