Një paralajmërim për tsunami u lëshua për Samoa amerikane dhe Hawaii.
E gjithë kjo pas një tërmeti të fortë me fuqi 8.0 shkallës në Paqësor, në veri të Zelandës së Re.
Access #Tsunami Travel Times for the recent M8.0 #earthquake recorded at 19:28 UTC in the #KermadecIslands Region via PDC's Disaster Alert and DisasterAWARE applications.#AmericanSamoa #FrenchPolynesia #HawaiianIslands#SaferWorld #DisasterAWARE pic.twitter.com/x3SicWOZr2
— Pacific Disaster Center – PDC Global (@PDC_Global) March 4, 2021
Tërmeti ishte rreth orës 20:30, ku epiqendra ishte në veri të Zelandës së Re, në një thellësi prej 10 kilometra, pranë ishullit Rangitahua.
Këto ishuj i përkasin Zelandës së Re dhe ndodhen pothuajse 2000 kilometra në jugperëndim të Samoas dhe mbi 6800 kilometra nga Hawaii.
Një paralajmërim për tsunami u lëshua gjithashtu për bregun verilindor të Zelandës së Re dhe mbrojtja civile urdhëroi banorët të “lëviznin menjëherë në kodrat më të afërta ose sa më në brendësi të ishte e mundur”. /Telegrafi/
Evacuating to higher ground in American Samoa (Utulei) due to Tsunami warning & 7.3 magnitude earthquake (N of New Zealand). First wave expected at 10:19 AM AST 🌊 🇦🇸 🚨 #Weather #TsunamiWarning #Earthquake pic.twitter.com/sDiDyhwfrJ
— Patrick Ti’auliva’a Reid (@PTReid684) March 4, 2021