Site icon Telegrafi

Lëkundet pozita e Tuchelit, Chelsea e ka si opsion shkarkimin e gjermanit

Thomas Tuchel mund të mos ndihet m komod, pasi Chelsea po e shikon mundësinë e shkarkimit.

Edhe pse ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën në edicionin e kaluar, strategu gjerman po vuan në këtë sezon.

Chelsea është aktualisht gjashtë pikë mbrapa liderit të Ligës Premier dhe kampionit në fuqi, manchester Cityt, pasi ka arkëtuar 38 pikë në 18 xhiro.

Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra londineze ka marrë dy barazime, një humbje dhe dy fitore, por që kriza filloi nga fundi i muajit nëntor.

Në rast se Tuchel dështon ta këndell skuadrën nga kjo gjendje, atëherë Chelsea po shikon mundësitë për ta zëvendësuar.

Gjermani do të tentojë në janar t’i bëjë disa transferime, duke ditur se situata me COVID-19 dhe lëndimet e sollën në këtë situatë jo komode. /Telegrafi/

Exit mobile version