Telegrafi

Leku, zhvlerësim me valutat e huaja

Përkundrazi, leku të enjten është zhvlerësuar dukshëm në këmbimet me të gjitha valutat, njofton sot e përditshmja Gazeta Shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, një dollar u kuotua me 101.40 lekë, nga 100.73 lekë një ditë më parë, me rritje 0.67 lekë brenda 24 orëve. Valuta evropiane ka kaluar në 139.30 lekë, nga 139.05 lekë, me rritje vlerë në masën 0.25 lekë, ndërkohë që edhe një ditë më parë kishte pësuar vlerësim me 0.27 lekë.

Funta britanik është këmbyer me 2.31 lekë më shumë, nga 0.38 lekë më shumë një ditë më parë, duke kaluar në nivelin e 163.68 lekëve, nga 161.37 lekë ditën e mërkurë dhe franga zvicerane ka kapur kuotën e 104.62 lekëve, nga 103.93 lekë 24 orë më parë, me një rritje prej 0.69 lekësh, pasi ishte rritur edhe 0.06 lekë më shumë një ditë më parë.

Duket se kërkesa për valutë të huaj ka ardhur në rritje, menjëherë pas lajmit për vendimin e BE për liberalizimin e vizave. Vlerësimet e ekspertëve të sektorit valutor kanë qenë se leku pritet të zhvlerësohet, si pasojë e faktit se shumë shqiptarë pritet të lëvizin drejt Evropës. /Telegrafi/