Duhet pranuar që kjo kafshë shtëpiake vërtet di si të sillet
Disa qenë janë aq të mirësjellshëm sa që njerëzit mund t’ia kenë zili faktit qentë e tyre që kanë adoptuar sjellje të mira. Vërtet dinë si të sillen: bëjnë atë që në çdo situatë janë shembull.
Nëse disa gjëra nuk i pëlqejnë, gjithmonë do të kenë në mendje që gjëja më e rëndësishme është të jenë të kulturuar.
Madje edhe nëse kjo do të thotë që të mos nxjerrin nga goja ndonjë ushqim dhe të ikin si pa kokë.
Mu kështu i ka ndodhur heroit të videos e cila në rrjetet shoqërore është shikuar më shumë se dy milionë herë, transmeton Telegrafi.
Ky qen, urren mangon, është i padurueshëm për të dhe ai nuk dëshiron ta hajë atë. Por kur ia jep pronari, ai e merr me mirësjellje në gojë dhe pret. Duke parë që pronari është ende pranë tij dhe e shikon atë, qeni herë pas here leh me mirësjellje.
Mënyra se si e shikon kamerën na kujton veten kur si fëmijë shkonim në një shtëpi dhe merrnim një pjatë që e urrenim, por duhej të ishim të sjellshëm dhe të pretendonim se na pëlqente shumë.
Kështu e shikon ky qen të zotin, sikur ia lë të kuptojë se e falënderon për kafshatën e shijshme, por nuk e ka gëlltitur, ndaj duket qartë se vërtet nuk i pëlqen fare.
@tracy.peteoldoula #mango #willsheorwontshe #funnydog #dogsoftiktok #dogs ♬ original sound – Tracy_Pet.EOL.Doula
/Telegrafi/