Aleanca nacionale për sëmundje të rralla në Maqedoni organizon ligjëratë me qëllim që të ngritet vetëdija e opinionit mjekësor profesional për këto sëmundje dhe diagnostifikimi i tyre i hershëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ligjërata do të mbahet në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa është paralajmëruar prania e mjekëve nga shumë klinika.
Aleanca për sëmundje të rralla ekziston veçmë dy vjet dhe në mënyrë aktive punon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve të cilët përballen me këto sëmundje. Alenca përmes 13-të organizatave të saj anëtare mbulon mbi 50 sëmundje të ndryshme të rralla në Maqedoni. /Telegrafi/