Telegrafi

‘Leksion’ nga Gigi Hadid se si të veshim rroba me dizajn leopardi (Foto)

Dizajnet e leopardit asnjëherë nuk dalin nga moda, prandaj nëse ndonjëherë jeni në mëdyshje për ta veshur pallton me dizajn leopardi për vjeshtë/dimër, atëherë mos bëni më pyetje.

Se si ta vishni këtë dizajn mund të jetë paksa telashe, megjithatë, nëse i kombinoni rrobat mirë, ju mund të dukeni më e mahnitshmja edhe në rrobat më të thjeshta, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk dëshironi ta theksoni pallton, atëherë mund ta kombinoni me aksesorë të ndryshëm (apo me këpucë dhe çantë të dorës).

Nëse ende nuk jeni e bindur për këtë këshillë, atëherë inspirohuni nga Gigi Hadid e cila duket e mahnitshme në këtë dizajn. /Telegrafi/