Telegrafi

Lekë Nikçi shtatëvjeçar, me sukses realizoi ngjitjen në shkëmbinj (Video)

Si një alpinist me përvojë të gjatë, Lekë Nikçi është ngjitur në shkëmbin 20 metra të lartë në Grykën e Rugovës. Por, ai është veç një shtatëvjeçar.

Poshtë dëgjohet zëri i babait të tij, i avokatit pejan Arianit Nikçit, kur kërkon nga i biri që të ketë kujdes në fazën finale të ngjitjes. Në anën tjetër është Nol Krasniqi që jep instruksione se nga cila anë duhet lëvizur, teksa e mban të sigurt për litari, transmeton Telegrafi.

Pasi të ketë arritur në pikën finale, Leka është kthyer duke u hedhur ngadalë. E, të pranishmit duartrokasin këtë moment.

Ndryshe, klubi i ngjitjes Merimangat e Pejës, kanë ushtruar shumë fëmijë në murin e sallës, ndërsa tani kanë filluar me ngjitjet në natyrë.

Leka është i pari prej tyre, dhe më i riu, që është ngjitur nëpër shkëmbinj. /Telegrafi/