Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka, është shprehur i bindur se do të formohet qeveria e re me në krye Avdullah Hotin. AAK pretendon të jetë në qeverinë e udhëhequr nga Hoti i LDK-së dhe në bashkëpunim me Nismën dhe komunitetet.
Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mundësojë formimin e një qeverie të re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, Kosova do të bëhet me qeveri të re.
Kështu thotë Pal Lekaj i AAK-së, i cili është i bindur se i kanë votat për kalimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk kemi problem me numra, kemi numra mjaft. Kemi deputetë që janë të gatshëm të votojnë qeverinë në ardhje (të partive të tjera)…të cilët do të votojnë qeverinë nëse na mungojnë votat.Nuk e them nga cili subjekt por kjo qeveri do të votohet me 50 +1. Jam i sigurt, sepse janë mbi 64 deputetë që do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit”, thekson ai në t7.