Telegrafi

Lekaj thotë se PAN e ka të kryer punën e numrave, tregon edhe kohën se kur do të votohet qeveria Haradinaj (Video)

Pal Lekaj nga AAK ka thënë se koalicioni PAN tashmë e ka kryer punën e numrave sa i përket krijimit të Qeverisë së Kosovës.

“Zotni Haradinaj, në bazë të informatave që i kam, do ta formojë qeverinë”, ka thënë Lekaj në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Andaj sipas tij, edhe nuk do të ketë krizë politike.

Madje, Lekaj nuk është ndalur me kaq. Ai ka treguar edhe kohën se kur do të krijohet qeveria e re nga koalicioni PAN.

Sipas tij, në fillim të muajit korrik, vendi do ta ketë qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se vendit i duhet një ndryshim në qeverisje dhe këtë ndryshim ka me pas nën udhëheqjen e Haradinajt.

“Si AAK jemi të parët dhe kemi pas rritje, prandaj jemi të kënaqur”, ka nënvizuar Lekaj.

Lekaj i AAK-së ndër të tjerash ka folur edhe për shumë tjera, sikurse që është dialogu, i cili sipas tij, ka me qenë në një kornizë e cila e forcon shtetin e Kosovës.

Derisa ka thënë se si koalicion janë duke punuar në përpilimin e programit për qeverinë e re, duke thënë se tashmë kanë unifikuar edhe programet e tyre. /Rrokum.tv/