Telegrafi

Lekaj: Do të rregullohet çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës,Pal Lekaj, ka thënë se çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi” do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se në Kaçanik është rregulluar rruga e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhafer”.

“Doganaj e Kaçanikut me rrugë më të mirë sesa që kishte.

Ashtu siç ju kam premtuar banorëve, çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, do të kthehen në gjendjen e mëparshme, e edhe më mirë.
Njëjtë do të veprojmë në gjithë Kosovën.
E gëzofshi banorë të Doganajt!”, ka shkruar në Facebook, Pal Lekaj./Telegrafi/