Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se në takimin e sotëm të Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.
Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si komitet janë zotuar që shumë shpejt do të gjejnë zgjidhje pozitive që ta shpëtojnë ndërmarrjen dhe rreth 2,500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Lekajt:
“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.
Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit”, shkruan Lekaj në Facebook./Telegrafi/