Site icon Telegrafi

Lekaj shpjegon çmimet e aviobiletave

Foto: Arkiv

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kur u pyet në seancë se çfarë kanë bërë që bashkatdhetarët të paguajnë më pak për biletat kur të vijnë në Kosovë është arsyetuar se Kosova nuk ka çmimet më të shtrenjta në rajon.

Ai ka folur për statistika të muajve të parë të vitit 2017 dhe 2016, por jo edhe të këtij viti, por pranon që çmimet janë të larta, por thotë se Qeveria duhet të bëjë ndryshimet.

“Cila është arsyeja e çmimeve kaq të larta, e përmendet edhe vet. Janë mosnormalizimi i hapësirave ajrore, si dhe hapja e korridoreve të reja që bëjnë shkurtimin e distancës së fluturimeve. Shkurt, në distancë fluturimi për desticanionin e caktuar, pamundësia e lëvizjes së lirë, liberalizimi i vizave, me krijimin e mundësive të lëvizjes së lirë, qytetarëve të Kosovës, në bazë të praktikave të shteteve të rajonit, çmimi i aviobiletave do të ulet rreth 30 për qind, nga me rritjen e kërkesave numri i udhëtarëve ulet edhe çmimi i aviobileta”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse kërkohet ulja e çmimeve të biletave duhet reaguar Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version