Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se rezoluta e propozuar nga ky subjekt partiak për miratim në Kuvendin e Kosovës, kërkon lirimin e menjëhershëm të liderit Ramush Haradinaj dhe ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Lekaj ka radhitur pikat e propozuara të rezolutës, për të cilat ka thënë se ende nuk janë harmonizuar me Kuvendin.
“Është e turpshme të ndodhë diçka e tillë, ngase ai është ndaluar me një aktakuzë të vitit 2004. Është absurde që të ndalohet në Francë, në një shtet mik të Kosovës që ka marrë pjesë në bombardimet kundër Serbisë. Të ndalosh një kryeministër, një lider partie një luftëtar dhe një njeri që i ka kontribuuar lirisë së Kosovës, është absurditet”, ka thënë ai.