Telegrafi

Lekaj: Qeveria Kurti, e acartë ka ardhë dhe e skllotavtë do të shkojë

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur keqardhje për dëmet e shkaktuara nga erërat e forta.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë, mirëpo ka shprehur skepticizëm që Qeveria e re do të bëjë diqka të mirë për Kosovën dhe qyetatërt e saj.

Postimi i plotë:

Keqardhje për dëmet e shkaktuara në vendbanimet e qytetarëve dhe bizneseve të tyre nga erërat dhe dimri i ftohtë.

Qeveria të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë.

Pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Qeveria Kurti e acartë ka ardhë dhe e skllotavtë do të shkojë. /Telegrafi/