Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se koalicioni qeveritar është fajtor për ngecjen e proceseve në vend.
Ai tha se gjatë vizitës zyrtare në Gjermani kanë sqaruar arsyet pse opozita kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi pasi sipas tij qeveria aktuale i ka keqinterpretuar qëndrimet e opozitës te ndërkombëtarët.
Lekaj theksoi se përgjigja e zyrtarëve gjermanë ishte që të kryhen ‘detyrat e shtëpisë’ në përputhje në harmoni me standardet e BE-së, raporton Telegrafi.
Shefi i GP të AAK-së tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi nuk janë në harmoni me Kushtetutën e vendit. /Telegrafi/